Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Opinion Rekomanduar TOP LAJM TOP LAJM - KS

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

Shkruan, Bexhet Musliu / drejtor Agjencisë Zhurnal.mk

Shkup, 18 prill – Pas shkrimit tim, me fakte dhe të argumentuar, e duke mos pas kundërpërgjigje mbi atë që kam shkruar, i SHOQI i RI, dhe për momentin i vetmi i Ali Ahmetit, e si “nusja e re” në qeveri na kishte thurur sërë lavdatash se kush na qenka ai dhe çfarë na paska bërë si zëvendëskryeministër i parë shqiptar në Qeveri, po edhe me sa kuptova mes rreshtave, sipas tij, askush deri më tani në BDI, në mesin e ish-funksionarëve s’na paska qenë më aktiv, dhe se qenkan marr me punë të “imta”, sa vetë ai përplot këto 18 vite të BDI-së në pushtet..!

Pra them, “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe na u bë, Ali Ahmeti!” se kur mbarova leximin tekstit e “porositur” publikuar në disa media thurjet e lëvdatave për punën Artan. Madje sipas tekstit, shkrimi më ngjasoir sikur ta kishte shkruar dora jote….

Po nejse ska rëndsi kush e ka shkruar, se në opinion ashtu k’shtu flitet se shumicën e komenteve “sulmeve” ndaj bashkë partiakëve të t’u, po edhe thurjet e lëvdatave për punën e tënde, dyshohet se janë të shkruara nga vet ti, e për fat të mirë, apo të keq, bubani i “LOTARIJA”-së , po i shpërblen shpërndarësit “copy-paste” me nga një “Tullumb”! Po nejse, secili prej nesh ha ëmbëlsira , kush Tullumba, e kush Kungull i pjekur në furrë, ska rëndsi.

Po atë që dua ta them se na mbete në ekrane o “ministër” efendi, mbete në studio televizive, duke u munduar për t’ju shpjeguar shqiptarëve “si bëhet ky vend”, ndërsa realiteti është i kundërt.

Ja pse mendoj se është i kundërt!

Po citoj nga teksti: – “Artan Grubi u duk në evenimente të ndryshme kulturore, sportive, humanitare dhe fetare, siç nuk ishim mësuar më herët të shohim funksionarë të lartë në evenimente të tilla duke nisur nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e Dibra”. Dukja yte në këto evenimente nuk është sukses. A vetëm për evenimente të paska dërguar Ahmeti në qeveri? Ndërsa bashkëpartiaku ytë, LSDM në Qeveri, bënë “dasmë” pa nusen!

Tjetra, citoj nga teksti:- “Artan Grubi u duk në çdo problematikë që u shfaq brenda kohës, siç ishin provokimet nga grupi i komitëve rrugëve të Shkupit, tekstet shkollore me përmbajtje thyese për shqiptarët dhe çdo problematikë tjetër”. Pra 3/4 mandate, ministra të BDI-së s’paskan mundur të zgjidhin këtë problem, na e zgjodhe ti me “shkopin” tënd magjik? Për pak ta besova!

Tjetra, citoj nga teksti:- “Sistemimi i administratorëve të Marrëveshjes së Ohrit,”. Gjithë e dinë se ka edhe probleme të shumta me sistemimin e administratorëve, andaj përvjeli krahët dhe zgjidhe këtë pastaj lavdëroju.

Tjetra, citoj nga teksti:- “Ndërtimin e Korridorit 8, apo rrugën Shkup – Bllacë”. Është turp të lavdërohesh për “rrugën Shkup – Bllacë” për 2km rrugë që duhej të kryhej shumë më herët se siç po flitet tani , në punim e sipër e përfundimi i këtij projekti pritet të ndodh, 2022/23..!

Tjetra, citoj nga teksti:- “Tani e 14 vite, në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarët edhe zyrtarisht shënojnë 22 Nëntorin si festë nacionale. Por, këtë vit për herë të parë shënimi i Ditës së Alfabetit u bë në mënyrë institucionale dhe në mjediset e Qeverisë dhe Parlamentit Republikan. “ E mirëpritur, por kjo pasi qytetarëve do të ua kishit zgjidhur problemet tjera më të nevojshme. Artani harron se mbi 200 mijë shqiptarët sot i kemi jashtë vendit!

Tjetra citoj nga teksti:- “Artan Grubi realizoi takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi, ku diskutuan për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat shkollor”. Problem i cili ende nuk është zgjidhur por të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë, çfarë suksesi na qenka ky Artan !

Tjetra citoj nga teksti:- “Një nga aktivitetet e bujshme të Grubit ishte edhe procesi i regjistrimit dhe takimet zyrtare në Prishtinë e Tiranë. Unifikimi i politikës shqiptare rreth thirrjes drejtuar mërgatës shqiptare, u vlerësua pozitive nga protagonistët e politikës në Shqipëri e Kosovës.” Nëse për qytetarët kjo qenka sukses, edhe pse po vet ti Artan nuk pate fuqinë ta parandalosh shtyrjen e regjistrimit që nesër shqiptarët do ishin faktor, duhet të të vij “turp”, të dalësh e të na e shesësh si sukses tëndin ! PO kërkoju falje shqiptarëve nga Diaspora, dhe në vend…

Pastaj Artan, për biografin tënde që për 1000-tën herë po e thur, e shpalos në opinion. Po të jap lajmin e vitit. Për TY edhe TRUMP-i ka dëgjuar se sa i aftë je, e që ke punuar në HAGË, e edhe si ti erdhe në BDI, e se sa gjuhë di, e ku na ligjëron.

Artan, asgjë personale ndaj teje si Artan jashtë qeverisë, e si shef kabineti i Ali-së, por nuk do të lejoj që të “gënjesh” më qytetarët se ardhja jote në qeveri bëri shumë punë.

Dështimet tua, jo vetëm unë por ishe i kritikuar edhe nga bashkëpartiakët e t’u në kuvend! E kjo është edhe për të mirën tënde që të hapësh sytë e veshtë e në të vërtet të bësh punë të suksesshme, e lëri më “pallavrat” në media se ka kohë që je zhveshur, “LLAFE PLOTË, PUNË HIQ”.

Artan, të rikujtoj, se sipas studimeve që janë bërë, janë diku rreth 30 raste të montuara, ku viktimë janë edhe shqiptarë të pafajshëm. Po t’u merrje me reforma të mirëfillta të gjyqësorit, dhe që do të korrigjonit padrejtësitë e këtyre rasteve të montuara, mos dil më në ekrane EFENDI…se shumë prej nënave çdo ditë po derdhin lot për djemtë e tyre që po kalben nëpër burgje…

Me zbardhjen e këtyre rasteve dhe reformimin e gjyqësorit, mund të kthehet edhe besimi i qytetarëve në drejtësi.

Artan mos i hip shumë “Kalit” e t’i thuash “Quksh-Gomarit” se hapat e shpejta të Gomarit mund të të rrëzojnë e të të këpusin në kurriz. Po kthehu nga “KIBLJA”, puno se votuesit që kanë votuar BDI-në presin suksese nga kjo parti.

Artan për fund, le të të hyjë edhe kjo në vesh. Kur pyeta disa nga partitë opozitare si e komentojnë punën tënde në qeveri, dhe përse nuk kanë kritika për ty, apo mos unë vallë jam gabim e s’po shoh sukseset e tua, përgjigjja e tyre ishte “Ne e lusim Zotin që Artan Grubi të mos ndërrohet, mos të hiqet se vetëm nëpërmjet tij, BDI-ja do të shkoj në opozitë”.

Urime, e ishalla me shëndet, se krejt të tjerat vijnë vet!

Postime të ngjashme

​Zemaj: Albin Kurti e Arben Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës

S.B.

Carovska: Do të doja që nxënësit të kthehen në shkolla që nesër

Z H

“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

B L

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...