Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

E zhveshur për të tërhequr vëmendjen, Bebe Rexha inkurajon fansat të qëndrojnë në shtëpi

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk ndalon duke i inkurajuar ndjekësit e saj që të qëndrojnë në shtëpi.

Kësaj radhe,  për të fituar në masë të madhe vëmendjen e audiencës, shqiptarja e famshme publikoi një fotografi ku shfaqej e zhveshur dhe duke mbajtur një pankartë në dorë.

“Unë qëndroj në shtëpi për gjyshen, shoqërinë, familjen dhe fansat”, ishte mbishkrimi pankartës me të cilën Bebe e kishte mbuluar trupin.

Mes tjerash, ajo vetë e pranoi se ishte zhveshur qëllimisht, me pretendimin se në vend të saj, të fokusoheshin në shkrimin që ajo kishte bërë.

Krijuesja e hitit “In the name of Love”, është bërë pjesë e kësaj sfide pasi një gjë të tillë e kanë praktikuar edhe këngëtaret Demi Lovato dhe Anne Marie.

Bebe Rexha është shqetësuar nga kjo situatë, pasi që një mik i saj 45 vjeçar ka ndërruar jetë nga po ky virus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!