Agjencia Zhurnal.mk
Bota

EBA pezullon dhënien e vizave të reja për qytetarët e 13 vendeve

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke filluar që nga 18 nëntori ka pezulluar deri në një njoftim tjetër dhënien e vizave të reja për 13 vende, përshirë Turqinë dhe 8 vende arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke filluar që nga 18 nëntori kanë pezulluar deri në një njoftim tjetër dhënien e vizave të reja për 13 vende, përshirë Turqinë dhe 8 vende arabe, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Zonës së Lirë të Aeroportit të Dubait “Dafza”, thuhet se dhënia e vizave është pezulluar për shtetasit nga vendet si Jemeni, Siria, Iraku, Libia, Afganistani, Pakistani, Somalia, Libani, Kenia, Tunizia, Algjeria, Turqia dhe Irani.

Punonjësit e “Dafza”-s që kanë folur për AA kanë konfirmuar vendimin e marrë dhe kanë theksuar se do të shqyrtohen në mënyrë të ndarë kërkesat që vijnë për shkak të mungesës së informacionit dhe kërkesat individuale nga vendet në fjalë.

Përderisa nuk është përcaktuar ndonjë arsye për vendimin e pezullimit, gjithashtu nuk është dhënë informacion se kur do të përfundojë vendimi i cili është vendosur në zbatim më 18 nëntor.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...