Agjencia Zhurnal.mk

“Ecolog International” dhuron 100 tabletë për nxënësit е Komunës së Çairit

Shkup, 25 prill – Kompania “Ecolog International” dhuron 100 tabletë për nxënësit е Komunës së Çairit që nuk kanë pajisje digjitale për online procesin mësimor

Me kënaqësi pranova sot donacionin prej 100 tabletëve nga kompania e mirënjohur “Ecolog International” e udhëhequr nga familja e nderuar Destani, pajisje këto për të cilat në këtë periudhë më së shumti kanë nevojë shumë nxënës që përballen me sfidën e mungesës së pajisjeve adekuate për ndjekjen e online procesit arsimor.

Duke konsideruar se ekzistojnë familje gjendja ekonomiko-sociale e të cilave nuk u mundëson atyre që fëmijëve të tyre t’iu ofrojnë kushte për ndjekjen e mësimit në këtë formë për shkak të mungesës së internetit dhe mjeteve teknologjike, iniciativat e këtilla humanitare si kjo e sotmja janë të një rëndësie të madhe dhe unë shpreh faleminderimin e sinqertë ndaj familjes Destani dhe udhëheqësisë të kompanisë Ecolog International. Tabletët në fjalë posedojnë edhe opsion për vendosjen e SIM kartelës.

Për ne si komunë është shumë e rëndësishme që pa përjashtim të gjithë fëmijët respektivisht nxënësit tanë, të ndjekin pa asnjë pengesë procesin e adaptuar edukativo-arsimor duke lejuar që drita e dijes të ndriçojë pa ndërprerje rrugën e tyre të jetës.

Kompania "Ecolog International" dhuron 100 tabletë për nxënësit е Komunës së Çairit që nuk kanë pajisje digjitale për…

Posted by Visar Ganiu – Faqja zyrtare on Saturday, April 25, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...