Agjencia Zhurnal.mk

Ecuria e reformave, ekspertët: Ka ngecje, sidomos në administratë dhe gjyqësor

Shkup, 14 maj – Ekspertët thonë se edhe përkundër deklarimeve optimiste, vendi ka ngecur në procesin reformues, sidomos në reformat në gjyqësor dhe administratën publike. Ndryshime ka në sferën e sigurisë dhe pritet që rezultate të shpejta të shihen pas formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

“Ka avancim, por ka edhe gjëra që duhet kritikuar që të bëhen edhe më mirë, më me kujdes. Megjithatë, thënë realisht nga 2017 e këtej, ndryshimet më të mëdha janë bërë në sferën e sigurisë, institucione të reja, ligje të reja, në procedurë është miratimi i Ligjit mbi Agjencinë për Siguri Kombëtare, i cili seriozisht do ta ndryshojë MPB-në”,- tha profesori universitar, Nikolla Dujoski.

Ekspertët thonë se reformat duhet të kenë vazhdimësi e jo çdo qeveri që vjen të bëjë strategji të re nga e para.

“Secila Qeveri që vjen bën strategji të re. Jemi të ngarkuar me strategji që nga vitet 90-ta dhe çdo vit strategji për reforma në administratë, gjyqësor, vetëqeverisje lokale, ekonomi, energjetikë…”,- tha profesori universitar, Borçe Davitkovski.

Diskutimet për ecurinë e reformave u bënë në Panelin “Benxh-marqe reformuese”: A kemi reforma dhe pse jo”, që u mbajt në Shkup.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...