Showbiz

Ed Sheeran fitoi po thuajse 109 mijë euro në ditë vitin e kaluar, duke u llogaritur si këngëtari i tretë më i pasur në botë

Zhurnal Ads

Ed Sheeran fitoi pothuajse 100,000 funte në ditë vitin e kaluar, duke u bërë kështu artisti i tretë më i pasur në botë pas artistëve Taylor Swift dhe Kanye West, kanë zbuluar shifrat vjetore.

Llogaritë e publikuara të mërkurën tregojnë se kompania e tij, Ed Sheeran Ltd, bëri një fitim bruto prej 36,456,811 funtesh, duke u barazuar me 99,881 funte në ditë, shkruan DailyMail.

Sheeran, 29 vjeç, i cili ka një vlerë neto të fitimeve prej 200 milionë funtesh dhe është artisti më i pasur britanik nën moshën 30 vjeçare, fitoi gati 55 për qind më shumë sesa fitoi në vitin 2018, kur fitoi 23,770,262 funte.

Shifrat tregojnë se kantautori ka fituar një shifër mahnitëse prej 87,603,273 funtesh që nga viti 2017, me llogaritë që gjithashtu treguan se ai pagoi 6,931,700 funte në taksë vetëm vitin e kaluar.

Sipas shifrave të ndara për fitimet totale para taksave, kostove dhe tarifave të gjetura, Sheeran është artisti i tretë më i pasur në botë pas Taylor Swift dhe Kanye West, të cilët fituan 143 milionë funte (185 milionë dollarë) dhe 115 milionë funte (150 milion dollarë) respektivisht në vitin 2019.

Muzikanti, i cili ka shitur më shumë se 150 milionë albume në të gjithë botën, i pagoi vetes një pagë prej 10 milionë funtesh në vitin 2019, zbuluan dokumentet e publikuara në ‘Company House’.

Kjo është më shumë se shtatë milionë funte më pak se në vitin 2018, kur ai fitoi 17.1 milionë funte.

Është raportuar muajin e kaluar se muzikanti, i cili ka marrë një pushim dy-vjeçar nga muzika pas lindjes së vajzës së tij Lyra Antartica, ka rritur investimet në pronë në vlerë 61 milionë pasi bleu shtëpi të reja gjatë periudhës së izolimit.

Sheeran thuhet se paraqiti dokumentet e blerjeve të reja nën dy firmat e tij, ‘Maverick Properties Limited’ dhe ‘Maverick Commercial Properties Limited’, në ‘Comparny House’.

Në maj, u pohua se ylli kishte paguar për të gjithë portofolin e tij të pronave me para, duke e lënë atë plotësisht pa hipoteka.

Ed ka qarkulluar 10 milionë funte në tregun e pronave në Londër përgjatë viteve, duke rritur perandorinë e tij në 27 banesa, shtëpi dhe pallate.

Në maj, kantautori u emërua zyrtarisht si muzikanti më i pasur i Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 30 vjeçare.

Ai zotëron 22 prona në Londër, duke përfshirë dy shtëpi në Floral Street në Covent Garden dhe disa banesa në Battersea Dogs and Cats Home poshtë Palmer Road.

Vetëm këto katër shtëpi mendohet të jenë ndër më të shtrenjtat e tij, me vlerësime konservatore që i vendosin ato në një vlerë totale prej nëntë milionë funtesh.

Sheeran gjithashtu zotëron pesë apartamente në Wiverton Tower në Whitechapel me vlerë 3.9 milionë funte dhe një rezidencë në Holland Park me vlerë gati 20 milionë funte.

Këngëtari i hitit “Shape of You” ka katër prona të tjera në Holland Park me vlerë 11 milionë funte dhe një restorant ‘Bertie Blossoms’ i cili së shpejti do të shndërrohet në një pub.

Jashtë Londrës, muzikanti zotëron një pronë të madhe prej 3.7 milionë funtesh në Suffolk të quajtur ‘Sheeranville’ nga vendasit.

Pasi u zhvendos në një shtëpi në fermë të klasës II në vendlindjen e tij në Framlington në vitin 2012, Sheeran bleu katër shtëpi të tjera.

Postime të ngjashme

Koncerti virtual i Dua Lipës “Studio 2054”, do të transmetohet edhe në Serbi

S.B.

Dua Lipa duket glamuroze me sytjena, në fokus gjoksin

S.B.

Megan Thee Stallion i futet botës së modës, 1.2 milion shitje që ditën e parë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...