Ed Westwick dhe Amy Jackson kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku

nga D. V.

Aktori Ed Westwick dhe gruaja e tij, Amy Jackson, kanë ndarë lajmin se kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ata e kanë konfirmuar këtë me një foto në Instagram në të cilën pozojnë me vogëlushin.

Në përshkrimin e postimit, zbuluan po ashtu gjininë dhe emrin e foshnjës.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mirë se erdhe në botë, vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Çifti u martua në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni në Itali.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të martohesh me Edin do të thotë për mua të kem një partner jete me të cilin mund të ndaj aventura, dashuri dhe mbështetje, të krijoj një familje të bukur dhe të kem kurrizin e tyre në të gjitha momentet e jetës”, tha Amy.

Me atë rast, ata thanë se shpresonin të zgjeronin ‘familjen e tyre të vogël’ në të ardhmen.

Ed dhe Amy u takuan në një event të Aston Martin në vitin 2021 dhe konfirmuan lidhjen e tyre në qershor 2022.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More