Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Eder Militao pozitiv me COVID-19, rrezikon ndeshjen ndaj Interit

Zhurnal Ads

Eder Militao ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimet që Real Madridi i ka bërë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit që zhvillohet të martën.

Në bazë të rregullores së UEFA-s, qendërmbrojtësi brazilian duhet të rezultojë negativ gjashtë orë para fillimit të lojës, përndryshe nuk do të jetë në dispozicion të Zinedine Zidane në sfidën e rëndësishme grupore.

Nëse Militao edhe të martën del pozitiv, atëherë do t’i bashkohet listës së lojtarëve që nuk mund të luajnë ndaj Interit, si Dani Carvajal, Alvaro Odriozola e Nacho Fernandez.

Në njoftimin e Realit thuhet se të gjithë lojtarët tjerë, stafi trajnues i ekipit të parë, si dhe të gjithë njerëzit që punojnë drejtpërdrejt me ta, kanë rezultuar negativë.

Në dy takimet e para ën Grupin B, Los Blancos kanë regjistruar një barazim dhe një humbje, kurse Nerazzurrët dy barazime. /Telegrafi/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Intervista prekëse e Gattusos: S’jam vetja, dua të vdes aty ku jetoj; në fushën e futbollit

E.E.

Saelemaekers i bashkohet listës së të lënduarve te Milani

E.E.

Brooklyn Nets prezantojnë Harden, pritet të debutojë ndaj Orlando Magic

Z H

Lampard nis punën për Haalandin

E.E.

Unitedi rikthehet në garë për Perisic

E.E.

Kamer Maloku te shtunën ngjitet në ringun e Brukselit

A.S.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...