Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Edhe 19 pacientë me Covid janë pranuar në spitalet e Shkupit

Zhurnal Ads

Shkup, 23 nëntor – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 19 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 470 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 shërohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, siç potencohet, në klinikat interne ka pasur gjithsej tetë pranime dhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC, tre në kovid qendrën në Klinikën për Neurologji, një i sëmurë është hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, ndërsa dy në Klinikën për gastroenterohepatologji. Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur shtatë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë pranuar katër pacientë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 13 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendrën shërohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 33 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 56 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji shërohen gjithsej 26 persona, në kovid-qendrën në Klinikën për nefrologji për momentin janë akomoduar 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syve 11 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 109 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive qëndrojnë 156 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive të fëmijëve Kozle janë 32 pacientë, prej të cilëve 11 fëmijë dhe 21 të rritur.

Gjithsej 470 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 shërohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjenike.

Edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 20-të vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas kontrolleve të kryera te pacientët e shëruar të lirohen edhe vende plotësuese edhe në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”.

Pritet gjatë dy ditëve të ardhshme të fillojë me punë edhe kovid-qendra në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të akomodohen pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjenike qëndron në kumtesë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kyçyk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

E.E.

100 raste të reja, 551 të shëruar dhe 11 të vdekur

T E

Pendarovski: Nuk diskutohet për identitetin dhe gjuhën, kjo do të ishte çmenduri!

E.E.

Në cilat raste mund t’u konfiskohet vetura sipas ligjit të ri për komunikacion?

Z H

Armata do të angazhohet në sigurimin e spitaleve

Z H

Alarmi për bombë në Shkup, i rrejshëm

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...