Agjencia Zhurnal.mk

Edhe 20 persona në qiell të hapur

Edhe dy godina të tjera u shembën në zonën e ”Unazës së Re”, duke lënë në qiell të hapur 20 persona. Qarkullimi i automjeteve u bllokua për gati dy orë, ndërsa policia kishte zbarkuar me forca të shumta në zonën e ”Astirit”. Familjarët, Shima dhe Kraja treguan se banesat u prishën në kohë rekord nga IKMT, duke mos i lënë mundësi të largonin orienditë dhe sendet e tyre me vlerë. Policia, FNSH dhe ajo bashkiake ishin në mbështetje të Inspektorëve të IKMT-së, përgjatë gjithë aksionit.

Një nga banorët, Ilir Katiraj ka treguar se familjarët nuk janë njoftuar për aksionin blic të ndërrmarë mëngjesin e së premtes nga Policia. Aksioni i IKMT është vazhdimi atij të së martës ku u shembën 33 objekte dhe u angazhuan më shumë se 500 forca policore. Këta të fundit për të shpërndarë banorët e ”Unazës së Re”, përdorën gaz lotsjellës dhe disa prej tyre mbetën të lënduar.

Të hënën pritet të këtë përsëri shembje të banesave të re nga IKMT-ja, pasi numri në total i objekteve për t’u shëmbur në Lotin e parë është rreth 85. Banorët shprehen se nuk janë kundër projektit të ”Unazës së Madhe”, por kërkojnë më parë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut dhe të strehohen diku tjetër nga instancat qeveritare, më pas të fillojë shëembja e godinave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...