Agjencia Zhurnal.mk

Edhe 3 raste të reja me korona virus, numri i përgjithshëm shkon në 70, një paciente në gjendje kritike

Shkup, 20 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi gjatë ditës së sotme janë testuar 43 persona ndërsa tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv, me këtë numri i përgjithshëm shkon në 70.

Prej këtyre 3 pacientëve të ri, njëra është grua e cila kishte udhëtuar në Serbi dhe atje është infektuar, tjetra është gjyshja e vogëlushes 4 vjeçare nga Shtipi, ndërsa pacienti i tretë është nga Shkupi, informon Zhurnal.

Qytetet të cilat zyrtarisht janë të prekur me korona virus janë Shkupi, Dibra, Gostivari, Shtipi dhe Ohri.

Të gjithë pacientët, siç njofton ministri Filipçe, janë në gjendje stabile, ndërsa pacientja e cila ndër të parat u infektua, e cila së bashku me bashkëshortin u kthyen nga Italia, prej mbrëmë është në gjendje shumë kritike. Personeli mjekësor po bënë të pamundurën për ta shpëtuar por gjendja e saj vetëm po përkeqësohet./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...