Shkup, 23 shkurt – Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski mori 30 ditë të tjera arrest shtëpie në rastin “TNT”.
Rasti “TNT” i referohet shembjes së kompleksit “Cosmos” të investitorit Fiat Canovski.
Disa njerëz janë akuzuar për krimin, përfshirë ish-Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe Kryetarin e atëhershëm të Komunës së Gazi Baba Toni Trajkovskit, ndërsa ish-Kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet në mungesë.