Maqedoni

Edhe 30 ditë të tjera paraburgim për vëllezërit Useini

Zhurnal Ads

Ohër, 3 shtator – Zhurnal.mk – Edhe 30 ditë të tjera paraburgim u është caktuar vëllezërve Useini nga Ohri, informon Zhurnal.

Gjykata e Ohrit pranoi kërkesën e Prokurorisë, akt me të cilën ata ndiqen për sulmin e bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Masa është vazhduar përshkak dyshimeve se ata mund të ikin dhe të mos jenë të kapshëm për organet e përndjekjes.

Vëllezërit Useini tani më 8 ditë janë në paraburgim, pasi ata u vet dorëzuan në burgun e Ohrit. Më parë, ata për gjashtë ditë u zhdukën dhe nuk ishin të kapshëm për policinë. Të dy përndjeken për vepër penale dhunë dhe për armë mbajtje pa leje.

Për të dalë nga burgu, ata ofruan garancë prej 30 mijë euro, secili nga 15 mijë, por Gjykata Apelit në Manastir e refuzoi.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që Nefi Useini, këshilltari i komunës së Ohrit nga radhët e BDI-së të shkaktojë incidente në Ohër.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Danilovski: Coronavirusi vret relativisht pak, në Maqedoni vdekshmëria është 4.2

T E

Kreu i Bogovinës kallëzohet në polici për shkak të një kërcënimi

T E

Në tre komuna të Shkupit numri i rasteve aktive me Covid-19, tejkaloi numrin 300

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...