Maqedoni TOP LAJM

Edhe 4 fëmijë të infektuar në 3 çerdhe të ndryshme të Shkupit

Zhurnal Ads

Shkup, 28 shtator – Zhurnal.mk – Tek katër fëmijë të moshës deri 5 vjeçare të cilët shkojnë në çerdhe është konfirmuar korona virusi. Burimi i virusit thuhet të jetë nga familjet e tyre, informon Zhurnal.

Testi është bërë këtë vikend dhe menjëherë janë informuar çerdhet në komunat e Aerodromit, Gjorçe Petrov dhe Karposh. 16 fëmijë dhe 4 përkëdhelëse nga të gjitha tre çerdhet janë vendosur në vetizolim.

Sipas epidemiologëve në nivel të Shkupit prej kur u hapën çerdhet deri sot nuk ka ndodhur që fëmiu t’i bartë virusin përkëdhelëses dhe fëmijëve tjerë apo anasjelltas.

Epidemiologët sqarojnë se qytetarët duhet të kuptojnë se me mos respektimin e masave dhe mbledhimeve në grupe e prolongojnë gjendjen me kovid 19. Ajo që është me rëndësi sipas profesorit Danillovski, është hapja e dritareve në klasa dhe mbajtja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës.

Nga Qendra për Shëndet Publik sot konfirmuan një përkëdhelëse të infektuar me korona virus.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mariçiq me rastin e Ditës evropiane të drejtësisë: Gjyqësia tregoi se mund të funksionojë online

admin

Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

Xhenur Iseni

Cipras: Micotakis duhet t’u kërkojë falje grekëve që i mashtroi dhe i mbushi me gënjeshtra, urrejtje dhe ndarje për Marrëveshjen e Prespës

Bexhet Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...