Agjencia Zhurnal.mk

44 të prekur dhe 2 viktima nga Covid 19 në Maqedoni në 24 orët e fundit

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Ministria Shëndetësisë informon se në Qedrën Klinike për sëmundje infektive, nga Covid 19 kanë vdekur dy pacientë (burra), të moshës 45 dhe 78 vjeç, i pari nga Kumanova, tjetri nga Dibra, transmeton Zhurnal.

I ndjeri nga Kumanova ka patur diabet, hipertension dhe obezitet, derisa i sëmuri nga Dibra ka patur bronhit kronik dhe hipertension, dhe ka marë terapi për të dyja sëmundjet.

Në 24 orët e fundit janë bërë 392 testime, prej të cilëve 44 persona kanë rezultuar pozitiv. Në Kumanovë 23, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2 dhe Prilep 1.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid 19 në Maqedoni shkon në 329./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...