Agjencia Zhurnal.mk

Edhe Arbër Ademi në izolim shtëpiak

Shkup, 16 prill, zhurnal.mk – Pas konfirmimit të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid 19, ka reaguar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ai dje ishte në vizitë në shtabin komunal të Kumanovës, dhe për këtë shkak, përshkak se mund të ishte infektuar nga Dimitrievski, Ademi do të qëndrojë në izolim dhe do të veproj sipas protokolleve për veprim në situata të këtilla.

Ja postimi i plotë i Arbër Ademit:

“Dje isha i pranishëm në mbledhjen e Shtabit komunal të krizës në Kumanovë, komunë kjo që është kërcënuar seriozisht nga kjo pandemi.

Sot, pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës edhe sikurse të gjithë të pranishmit në atë mbledhje kisha maskë mbrojtëse dhe dorëza të cilat epidemiologët i vlerësojnë të mjaftueshme për tu mbrojtur, do të qëndroj në izolim dhe do të veproj sipas protokolleve për veprim në situata të këtilla.

Kryetarit të Kumanovës, si dhe të gjithë të sëmurëve aktualisht u uroj që sa më shpejtë të shërohen dhe së bashku ta fitojmë këtë të keqe të madhe.

Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për shëndetin tuaj!”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...