Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Edhe ASH reagon ndaj “talljes” së ndihmave ndaj kompanive Shqiptare, gjegjësisht “ANET” me 549euro

Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Me pakon e katërt ekonomike Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se afro 400 kompani do të marrin ndihmë financiare në vlerë prej 17 milion euro për ballafaqimin me pandeminë. Por e njejta nuk realizohet në tërësi kur janë në pyetje kompanitë shqiptare të cilët aplikojnë për grante dhe të njejtat marrin shuma qesharake për ballafaqimin me pandeminë. I tillë ishte rasti kompaninë “Anet Network Solution” e cila aplikoi në një grant të shpallur te Ministria e Ekonomisë, gjegjësisht projekt që kushtonte 40 mijë euro, për të marrur 25% të kësaj vlere, ndërsa kjo ministri kompanisë në fjalë i ka ndarë vetëm 549 euro pa dhënë ndonjë sqarim shtesë.

Lidhur me këtë diskriminim dhe anashkalim të kompanisë shqiptare sot ka reaguar partia shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët. Ata për Zhurnal thonë se çdoherë kanë reaguar për mosndarjen e granteve për kompanitë shqiptare edhe në të kaluarën por edhe në rastin e fundit me kompaninë Anet e cila u diskriminua nga Ministri Bekteshi.

“Si subjekt politik kemi reaguar gjithmonë për mos ndarjen grandeve apo subvencioneve për viset shqiptare, duke krituar vazhdimisht diskriminim ekonomik që ju bëhet shqiptarëve me buxhetin e shtetit, para që mblidhen nga të gjithë taksapaguesit e vendit. Ka qenë e papranueshme kur Fondi për Inivacion, ka diskrimuar kompanite shqiptare për të cilën ne si parti kemi reaguar. Nuk mund ta kuptojmë kur ky diskriminin vazhdon edhe nga Ministrat shqiptar sic ishte rasti me Ministrin e Ekonomise i cili nuk kishte ndare mjete te mjaftueshme nje kompanie shqiptare, e cila u bë pjesë e debatit në opinion”, potencojnë nga kjo parti.

Nga ASH ftojnë gjitha institucionet që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konform dispozitave ligjore në ndarjen e granteve dhe këresave të kompanive dhe mos të bëhen diskriminime etnike.

“Ju bëjmë thirrje te gjitha institucioneve shtetërore që të sillen të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm konform dispozitave ligjore por edhe kërkesave të kompanive të cilëve ju takojne grande dhe subvencione nga shteti. Çdo diskrim i natyres etnike, politike por edhe ndaj atyre që mendojne ndryshe nga qeveritarët është i pa pranueshëm madje i sa sanksionuar me ligj”, kanë theksuar për Zhurnal, nga Aleanca për Shqiptarët.

Postime të ngjashme

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

R Zh

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

R Zh

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

R Zh

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

R Zh

Zhbllokimi i vetos bullgare: BE-ja mund ta bëjë fare lehtë nëse dëshiron, Sofja një satelit i Francës

B L

Studim: Ligjet përgjithësisht të mira dhe të harmonizuara me BE-në, mungon zbatimi i duhur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...