Agjencia Zhurnal.mk

Edhe babai i pesë vjeçares që u mbyt në pishinë përfundo në Kardiologji nga trauma e përjetuar

Edhe babai i vajzës pesë vjeçare që të mërkurën në mbrëmje u mbyt në një pishinë në Vizbeg, ndodhet në Klinikën e Kardiologjisë. Ai është hospitalizuar urgjentisht pasi ka kuptuar lajmin për vdekjen e vogëlushes së tij. Atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas stresit që ka përjetuar, njofton Zhurnal.

Ndryshe në raportin policor nuk jepen detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi të mërkurën rreth orës 21:10. Atëherë është paraqitur rasti se në një pishinë në Shkup ka rënë një vajzë pesë vjeçare, e cila me Ndihmë të Shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente pranë Klinikës Nënë Tereza. Vajza ka arritur të jetojë vetëm disa orë më pas sepse të nesërmen në mëngjes rreth orës 08:30 ka ndëruar jetë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...