Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Edhe De Ligt infektohet me Covid 19

Covid-19 nuk po i ndahet Juventusit. Në radhët e “Zonjës” raportohet se edhe një tjetër mbrojtës ka dalë pozitiv. Bëhet fjalë për holandezin Matijs De Ligt, për të cilin testi i tamponit ka treguar se ai është i infektuar nga koronavirusi.

“Juventusi njofton se pas kontrolleve të fundit në bazë të protokollit në fuqi, Matijs De Ligt ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari momentalisht është izoluar në mënyrë vullnetare”, njoftojnë kampionët në fuqi të Italisë.

Mbrojtësi De Ligt bëhet kështu futbollisti i tretë bardhezi i karantinuar. Në një testim të parashikuar nga protokolli shëndetësor para ndeshjes me Milanin, kishin rezultuar me Covid-19 edhe dy futbollistë të tjerë, Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...