Agjencia Zhurnal.mk

Edhe dy dorëheqje në NISMA- Largohet edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit

Prishtinë, 3 korrik – Zhurnal.mk – Vazhdojnë dorëheqjet në NISMA Socialdemokrate. Valës së dorëheqjeve nga kjo parti në Anamoravë sot i janë bashkuar edhe dy figura të rëndësishme, Sherif Fejzullahu që është kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Republikën e Kosovës, dhe specialist i stomatologjisë, Burhan Arifi.

Sherif Fejzullahu ka qenë deri sot anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, anëtar i Kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen ‘Dardania’ kurse Burhan Arifi, anëtar i kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen ‘Kamnik’

Dorëheqjen e tyre nga NISMA e ka bërë publike ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili para pak ditësh edhe vet u largua nga kjo parti.

Ai e ka postuar në Facebook-un e tij një fotograf i ku ka bërë me dije se pas tij po shkojnë shumë bashkëpunëtorë.

“Kafen e mëngjesit sot e piva bashkë me kryetarin e Këshillit pë Mbrojtjen e Konsumatorit në Republikën e Kosovës, z. Sherif Fejzullahu dhe specialistin e stomatologjisë, Burhan Arifi. Dy burra fisnik me të cilët punuam në shtrirjen e NISMA Socialdemokrate në Gjilan. Më treguan se edhe këta nuk mund të qëndrojnë në parti pas meje. Nuk e kam menduar që gjatë punës kam bërë miqësi kaq të forta, që me ndjekin pas.”, ka shkruar Hasani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...