Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Problemet në ditën e parë të regjistrimit të diasporës I konfirmon edhe ZvDrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Ilmi Selami cili thotë se problemet ishin të dy anshme. Për shkak të një defekti të Telekomit në Qendër për disa orë mërgimtarëve iu pamundësua vetregjistrimi. Poashtu mërgimtarët duhet të regjistrojnë vetëm anëtarët e familjes që jetojnë në diasporë sepse të tjerë do të regjistrohen në RMV. Sipas Selamit problemet teknike u evituan gjatë ditës, por çdo problem eventual mërgimtarët duhet ta paraqesin.

“Gjithmonë starti fillimi kur flitet për KSHZ në edhe për hapjen e qendrave thirrëse gjithmonë ditët e para janë ditë me probleme teknike dhe siç thash ne në ecuri të gjitha I kemi evituar, të mos hezitojnë mërgimtarët tanë të paraqesin eventualisht probleme nëse hasin, ne do të jemi këtu që ti evitojmë në kohë e gjithë kjo që të bëhet regjistrimi më cilësor” – tha Zv. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami..

I pyetur se pse me vonesë filloi fushata për regjistrimin e diasporës Selami me përgjigje se ligji u miratua me vonesë në Kuvend dhe se kishte vetëm 2 apo 3 ditë për sensibilizim të mërgatës për regjistrim.

Se a do të rezultojë procesi i regjistrimit në tërësi si I suksesshëm Selami tha se janë krijuar kushte optimale legjislative dhe institucionale, administrata regjistruese po kompletohet dhe trajnohet , por ky proces nuk varet vetëm nga Enti shtetëror I statistikave.

“Janë krijuar të gjitha parakushte të cilat flasin se regjistrimi duhet të jetë I suksesshëm , por kjo nuk varet nga enti shtetërori statistikave apo administrata regjistruese po varet nga gjithë elementet në shoqëri dhe në shtet” – u shpreh Selami.

Selami u bën thirrje partive politike që të lënë zënkat dhe pikat politik anash dhe të punojnë që procesi i regjistrimit të jetë i suksesshëm.

Postime të ngjashme

Kufizohen shpenzimet e funksionarëve për shërbime hotelierike

N E

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...