Edhe “Financial Times” flet për mini shengenin ballkanik, e quajnë kundërpërgjigje ndaj BE-së

Shkup, 29 korrik – Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të promovojnë zonën e tyre për lëvizje të lirë dhe biznes, të përballura me shtyrjen e anëtarësimit në BE, vlerëson gazeta londineze “Fajneshënëll tajms” në analizën kushtuar Forumit të sotëm Ekonomik në Shkup.

 

“Liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e kritikojnë Brukselin për shkak të tempos së ngadalësuar të zgjerimit të BE-së, duke paralajmëruar se do të formojnë zonën e tyre për lëvizje të lirë dhe biznes, derisa presin të pranohen në bllok”, njofton gazeta.

“Fajneshënëll tajms” transmeton një deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev i cili thekson se “duhet të shohim se çka mund të bëjmë për veten, çka mund të bëjmë për njerëzit tanë dhe si mundemi t’i zgjerojmë tregjet tona”.

“Duhet t’i përshpejtojmë përfitimet praktike për qytetarët tanë, tha Zaevi në deklaratën të cilën e transmeton gazeta londineze, gjatë kësaj duke theksuar qëndrimin e tij se vendet e rajonit janë të frustruara që BE nuk i përmbush premtimet e saja.

Gazeta transmeton edhe një deklaratë të presidenti serb, Aleksandar Vuçiq se vendet e rajonit janë të vetëdijshme se “ka lodhje nga zgjerimi në BE”, si dhe qëndrimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili sjelljen e Brukselit “e krahasoi me dramën e Semjuel Beket ‘Duke pritur Godonë’, në të cilën dy burra bëjnë seri të bisedimeve të shpeshta absurde, derisa e presin ardhjen e dikujt që nuk vjen asnjëherë”.

“Mini-Shengeni” ballkanik sipas shembullit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në BE, zyrtarisht do të prezantohet sot. Ai do të përfshijë lehtësime graduale të kufizimeve për kalim të kufijve dhe ‘vija të gjelbra’ më të shpejta, ulje të kohës për pritje për transportuesit dhe qasje më të lehtë në leje të punës”, thekson gazeta, duke bërë të ditur se pritet që marrëveshja e tillë të zbatohet deri në fund të vitit dhe se ajo mbetet e hapur drejtë tij të përfshihen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

“Fajneshënëll Taajms” potencon se rajoni u përball me konflikte etnike dhe fetare dhe kriza ekonomike pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë në vitin 1991, gjatë kësaj duke transmetuar një deklaratë të Vuçiqit se Ballkani Perëndimor “më nuk mund të presë që ta bashkojë BE-ja” dhe “kur njerëzit do të kenë paga më të larta, do të mendojnë për jetë më të mirë, e jo për hijet nga e kaluara”.

“Këto vende arritën progres të rëndësishëm në afrimin drejtë BE-së, siç janë reformat zgjedhore, gjyqësore dhe ekonomike, por kanë ndjesinë se rruga zyrtare u bë shumë e vështirë. Qëllimi i ‘mini-Shengenit’ është që të ndryshojë rrëfimi në rajonin – brenda të ulen tensionet etnike, ndërsa jashtë të bëhet thirrje për anëtarësim në BE dhe më shumë investime”, tha Vuçiqi. “Fajneshënëll Tajms” përkujton se vendi e ndryshoi emrin për shkak të kontestit me Greqinë, pas çka shumë shpejtë u bë anëtare e NATO-s dhe se tani presin fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Gazeta e transmeton deklaratën e kryeministrit Zaev se qëllimi kryesor i vendit është që të bëhet anëtar i BE-së, por se derisa presim Unioni të marrë vendim për fillimin e bisedimeve “duhet të gjejmë mënyra se si të vazhdojë procesi i evropeizmit”.

Edicioni londinez thekson se Komisioni Evropian, i cili e udhëheq procesin për vlerësim të progresit në rrugën drejtë anëtarësimit në BE, njoftoi se i mbështet përpjekjet e të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në treg të përbashkët rajonal, sipas shembullit të tregut të vetëm të BE-së dhe zbatimin e rregullave dhe standardeve të bllokut, por se nuk ka ndryshim në qëllimin kryesor – anëtarësimin në Union.

“Fajneshënëll Tajms” thekson edhe se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhej t’i fillonin bisedimet për anëtarësim në BE që në vitin e kaluar, por se Bullgaria ende e bllokon atë proces.

“Edhe nëse ata fillojnë negociatat, ata janë të vetëdijshëm se gjendja politike për zgjerimin e BE-së është në nivel shumë të ulët në bllok, veçanërisht në kushte kur kancelarja gjermane Angela Merkel, një mbështetëse e integrimit në Ballkan, jep dorëheqje pas zgjedhjeve të shtatorit. Tre udhëheqës të Ballkanit thonë se ndërsa presin për BE, ata kanë marrë mbështetjen e plotë të SHBA-së për përpjekjet e tyre”, tha e përditshmja, duke cituar kryeministrin shqiptar Rama se Ballkani i sotëm është “shembulli më i ndritshëm, nëse jo edhe më i ndrituri i politikës së jashtme amerikane “, sepse” liritë që ne gëzojmë sot në Ballkan “janë kryesisht meritë e SHBA-së.

“Fajneshënëll Tajms” i transmeton edhe paralajmërimet e analistëve se në kushte kur Maqedonia e Veriut është me statusin kandidat për anëtarësim në BE 18 vite, Serbia-nëntë, ndërsa Shqipëria – shtatë dhe si kalon koha, mund të rritet “tërheqja drejtë partnerëve të tjerë potencialë”.

“Përveç Kinës dhe Rusisë, në rajon, gjithashtu, janë aktivë edhe Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo duhet ta kthjellë BE-në se iu lihet hapësirë për hyrje të këtyre vendeve dhe t’i rishqyrtojë veprimet e saj”, tha bashkëpunëtori në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, Ivan Vejvoda.

Related posts

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

10 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Talat Xhaferi takohet me homolgun e ti gjeorgjian Kaha Kuçava

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More