Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 18 qershor – Ata që punojnë kundër marrëveshjes së Prespës edhe nga vende jashtë Ballkanit perëndimor, duke përfshirë dhe Greqinë, mund të gjenden në listën e zezë të SHBA-ve, informon Zhurnal.

Për këtë bëri të ditur zëdhënësi i Stejt Departmentit, i cili u përgjigj në pyetjen nëse administrata e Bajden planifikon të zgjerojë sanksionet dhe ndaj personave tjerë nga shtete tjera konkretisht Greqisë.

“Urdhëri eksekutiv 14033 lejon sanksione kundër atyre që rrezikojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kudo që ndodhen, nën kushtin të përmbushin kriteret relevante për targetim”, tha zëdhënësi i Stejt Departmentit.

Ai tha se ky urdhër është mjet për të targetuar ata që rrezikojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ndihmon që të thellohet paqja, siguria dhe realiteti në rajon.

Ndryshe Bajden në fillim të muajit solli urdhër për ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat që rrezikojnë stabilitetin dhe paqen në çdo shtet të Ballkanit Perëndimor.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...