Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Edhe kancelarja Merkel deklarohet mbi mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare

Berlin, 22 nëntor – Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar ‘dhe ndoshta Shqipërisë.

‘Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, – tha Merkel.

Fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut duket i mundshëm në 10 nëntor gjatë takimit të ministrave tê jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencës gjermane nisur nga kushtëzimi i rreptë i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian para hedhjes së një hapi të tillë me vendin të artikuluar në vendimin e 25 marsit.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...