Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

Shkup, 31 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar edhe katër të rinj, të moshës prej 18 deri në 27-vjeç pasi janë kapur me marihuanë.

 

“Më 30.07.2021 rreth orës 22.00, policët e Sektorit për tregti të palejuar me drogë në kuadër të SPB Ohër, në afërsi të ish kazermës në Ohër, kanë privuar nga liria katër persona, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal. Më saktë, te N.K.(27) nga Pehçeva është gjetur dhe marrë marihuanë dhe dy qese me pluhur droge. Te P.M.(19) nga Manastiri është gjetur pako me kokainë, te A.M.(18) nga Shkupi është gjetur marihuanë, te J.Sh.(21) marihuanë dhe pako me materie të portokalltë. Ata janë arrestuar në Stacion policor dhe kundër tyre do të shqiptohen kallëzime penale përkatëse”, njoftuan nga MPB-ja, transmeton TV21.

Paraprakisht, MPB-ja ka njoftuar se ka arrestuar edhe 3 të rinj nga Shkupi pasi ishin kapur me drogë në Gostivar.

Related posts

ASHMAA e hapi debatin publik për projekt- udhëzimin për reklamat politike me pagesë për zgjedhjet lokale

D V

Kërçova do të bëhet me shesh të ri të qytetit dhe me kishëz të re nga programi i TAV-it

D V

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com