Agjencia Zhurnal.mk

Edhe kryeministri Spasovski prononcohet për ‘Dhomat publike’ në rrjetet sociale

Shkup, 26 janar – Kryeministri teknik, Oliver Spasovski është prononcuar gjatë ditës për grupin “Dhoma Publike”, të hapur në rrjetin social “Telegram”. Spasovski thotë se kjo grup është një grup e sapoformuar dhe për një kohë të shkurtë sipas tij, ka arritur të mbledh një numër të madh anëtarësh.

“Nga Byroja për Siguri Publike kanë nisur hetimet. Prokuroria publike është në kërkim të administratorëve dhe anëtarëve të kësaj grupe”, tha Spasovski.

Por, lidhur me rastin, deri më tani asnjë prind nuk ka paraqitur se fotografia e vajzës së tij është keqpërdorur, thotë ministrja shtesë e punës dhe politikës sociale, Sanella Shkriel.

“Koordinohemi me MPB-në dhe me MASH. I ftoj të gjithë prindërit, vajzat e të cilëve janë paraqitur në këtë rrjet të drejtohen deri tek qendrat për punë sociale të cilat në bashkëpunim me MPB-në do të veprojnë. Me Ministrinë e Arsimit jemi koordinuar dhe pritet që në afat sa më të shkurtë departamentet e shkollave të marrin masa”, tha Shkriell.

Në fund Spasovski tha se prindërit duhet të marrin masa preventive para se gjërat të ndodhin. Ai pohoi se prindërit duhet që fëmijët t’i mbajnë larg rrjeteve sociale.

Ndryshe, e gjithë kjo ndodhë për shkak se ditëve të fundit, është zbuluar një grup i mbyllur “Dhoma Publike”, në rrjetin social “Telegram”, në të cilën janë shpërndarë fotografi dhe përmbajtje shqetësuese të vajzave të mitura.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...