Shkup, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Qeveria e Zoran Zaevit dita ditës po përballet me problematikën e numrave, ku disa ditë është tentuar të krijohet shumicë parlamentare por nuk ka qenë e mundur.
Pas publikimit të projekteve në kulturë, “kokëdhimbjet” për kryeministrinë Zaev siç duket po shtohen. Siç mëson INA, Lëvizja BESA mund ta lëshojë qeverinë për shkak që projektet e ndara nga Ministria e Kulturës ishin tejet diskriminues për shqiptarët. Katër deputetët e kësaj partie janë vendimtar për koalicionin qeverisës, por ditët në vijim do të jenë vendimtare.
Veprimi i fundit i ministrisë së kulturës ka qenë kulmi i “shpërthimit” të pakënaqësisë të kësaj partie në Qeveri.