Edhe mami Kate harron; Gabimi që bëri dukesha gjatë blerjeve shkollore me George dhe Charlotte

Kate Middleton duket si mamaja perfekte por në fakt dhe ajo ka patur momentet shumë të vështira gjatë prindërimit dhe për këtë ka folur shpesh herë.

 

Disa nga ato vështirësi kanë qënë serioze e disa të tjera gabime të vogla të cilat i bëjmë dhe ne në jetën e përditshme. Për të kuptuar që dhe anëtarët e familjes mbretërore janë presona të thjeshtë bëni mirë të lexoni historinë më poshtë:

Kjo histori në fakt zhvillohet në vitin 2018 kur, sipas një raporti të fundit nga The Mirror, Kate  bëri një gabim të zakonshëm prej mami kur mori fëmijët e saj më të mëdhenj, Princin George dhe Princeshën Charlotte, për të blerë këpucët e shkollës.

Me sa duket, Kate i mori George dhe Charlotte për t’u pajisur me këpucët e tyre të shkollës, por harroi diçka të rëndësishme që asnjë nënë Angleze nuk e bën!

Gjatë provës së këpucëve të dy fëmijët ishin me sandale dhe Kate kishte harruar çorapet!

Sipas “Hello”, ishte një nga ato ditët e ngarkuara për Kate por ky “problem” i vogël u zgjidh duke marrë disa çorape prove nga dyqani! Edhe pse kanë shumë ndihmës ndonjëherë harrojnë detajet e vogla.

Related posts

Fotot/ Bukuroshet që ndezën atmosferën në Lojërat Olimpike

D V

Flokë kaçurrele e grim perfekt, Mimoza Shkodra mahnit me dukjen

D V

Lajmi i bukur/ Shpati dhe Selvija, prindër për herë të parë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More