Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Edhe më tej nuk ka burg për Boban Iliçin, Gjykata i shtynë dënimin për pas 3 muajve

Kumanovë, 1 mars – Zhurnal – Gjykata Themelore e Kumanovës ka shtyrë për tre muaj mbajtjen e burgut efektiv për të dënuarin Boban Iliç, i cili shtypi për vdekje Almirin 4 vjeçar.

Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së avokatit të familjes Iliç, për të prolonguar mbajtjen e burgut për arsye familjare. Edhe pse nga Prokuroria e Kumanovës janë ankuar ndaj këtij vendimi duke kërkuar që i dënuari në rastin “Almiri” të dërgohet prapa grilave që nga sot 1 mars në burgun K’shanje të Kumanovës. Boban Iliç do të mbaj burg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur praburgimi dhe burgu shtëpiak.

Nga dënimi prej 4 vjetësh që Apeli i uli dënimin fillestar të Themelores prej 6 vjetësh, ai do të vuaj dënimin me një burg të llojit gjysmë të hapur, ku në hapësirat e njëjta do të mbajnë dënimin edhe familjarët e Almirit.

Gjithashtu, sot sipas kërkesës së prokurorisë në burgun e njëjtë duhet të paraqitet edhe Sedat Aliu për të mbajtur 6 muaj burg dhe Sami Demiri dhe Abdulla Aliu nga 9 muaj të dënuar për dhunë.

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...