Agjencia Zhurnal.mk

Edhe Mickovski negativ në testin e dytë, po i përfundon karantina

Shkup, 16 prill – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot pasdite në profilin e tij në Fejsbuk bëri të ditur se edhe testi i dytë për virusin korona është negativ, me çka i përfundon karantina shtëpiake.

Mickovski shkroi edhe se këto Pashkë, që janë më të ndryshme se ato të deritanishmet, do t’i festojë në rrethin e familjes.

“Karantina ime po përfundon, po iu përkushtohem aktiviteteve të (MEDIAL)të rregullta. Këto Pashkë janë më të ndryshme nga ato që i mbajmë mend. Këtë festë më të madhe do ta festojmë në rrethin e familjes dhe kështu do të shpëtojmë jetë njerëzish, ndërsa Ringjalljes së Krishtit do t’i gëzohemi me më të afërmit tanë. Shumë fat, suksese dhe Pashkët e ardhshme t’i festojmë bashkë në Tempujt e Zotit. Paçi jetë dhe shëndet”, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...