Edhe Morena Taraku ndjek trendin, vendos aksesorë prej ari në dhëmbët e saj

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka treguar se është gjithmonë një fanse e modës.

 

Ajo ndjek trendet më të reja në industrinë e modës dhe dizajnit dhe duket se së fundmi nuk i ka shpëtuar një trendi shumë të përhapur, i cili është aplikuar te shumë prej yjeve botërorë.

Taraku ka vendosur aksesorë prej ari në dhëmbë të saj, një trend ky i cili u pa pak ditë më parë edhe te artistja shqiptare, Rita Ora.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Rita vendosi të vendosë aksesorë të ndryshëm prej ari përfshirë një shkronjë “R” në dhëmbët e saj, gjatë paraqitjes në MTV Video Music Awards 2021.

Foto: Getty Images

Morena në një video të shkurtër të publikuar në InstaStory, i ka buzëqeshur kamerës ndërsa ka zbuluar aksesorët e artë të inkorporuar në dhëmbët e saj.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

Këngëtarja dhe modelja e njohur përndryshe e ka treguar gjithmonë dashurinë e saj të madhe për modën, duke u shfaqur gjithmonë me stil dhe e kuruar në detaje në thuajse çdo paraqitje të saj.

Krahas muzikës dhe modës, Morna ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e saj edhe në sipërmarrësi. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/Instagram

Related posts

Rezarta Shkurta publikon fotografi nga dasma me nipin e Enver Hoxhës

D V

“Nëse don” tani në yotube nga Loredana dhe Mozzik

D V

Arbana Osmani i bën Eduartit dedikimin më të ëmbël të dashurisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More