Kumanovë, 1 nëntor – E themeluar që nga viti 2006 në rajonin e Kumanovës, Oda e Zejtarëve numëron mbi 600 zejtarë, duke i përfshirë kështu 6 komunat e rajonit veri-perëndimor, ndërkaq në nivel republikan kjo Odë numëron 6.000 zejtarë me mbi 15.000 Ndërmarrje me prodhime artizanatesh.
Kryetari i kësaj Ode, Agron Fazliji, për TVM2 thekson se çdo herë si Zeje dhe Zejtarë kemi hasur në probleme financiare, por, ndryshe nga tani kur me fillimin e pandemisë së Covid-19, ku edhe erdhi deri te falimentimi apo mbyllja e disave prej tyre.
“Në Kumanovë, pra në nivel regjional flas, që nga fillimi i Pandemisë me Virusin Korona janë mbyllur 15 Punëtori zejtarësh, duke menduar se numri i mbylljeve do të rritet, por ne jemi të gëzuar sepse masat që i kemi kërkuar nga Qeveria e RMV për ndihmë janë aprovuar dhe ky trend i mbylljeve të Zejeve u stopua”, tha për TVM2, Fazliji.
Fazliji, thotë se falë angazhimit tonë si Odë e Zejtarëve, Qeverisë së RMV por edhe Ministrisë së Ekonomisë duke u dakorduar për ne një sërë pakosh me ndihma finaciare dhe subvencionimesh, si Zejtarë dhe si Zeje po arrijmë të mbijetojmë.
“Në setin e katërt të masave për mbështetje kemi përfshirë katër masa edhe atë Rroga minimale duke filluar nga 14.500 den, e deri në 21.770 den, pastaj do të bëhet subvencionimi i repromaterialeve e dhënë drejtpërdrejtë nga ministria e Ekonomisë të aprovuara diku rreth 12 milion denarë për Zejtarët. Bashkarisht me ministrin e Ekenomisë arritëm me sukses që Zejtarët të kreditohen deri në 5.000 euro pa kamat, pastaj kemi edhe uljen e TVSH nga 18% në 5%”, tha për TVM2, Fazliji.
Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV, Agron Fazliji u apelon të gjithë Zejtarëve që të aplikojnë për përfitimin e këtyre masave të pakos së katërt pasi të njejtat hyjnë në fuqi nga fillimi i vitit 2021.