Edhe një çerdhe e re në Gostivar, ndahen 10 punësime të reja

nga D V

Shkup, 29 janar –  Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me ministrin për Çështje Sociale, Fatmir Limani, sot bashkërisht ndanë 10 vendime pune për punonjëset e çerdheve. Po ashtu, u promovuan edhe hapësirat e reja shtesë me dy paralele për akomodimin e 60 fëmijëve.

Kryetari Valbon Limani, bashkë me ministrin Fatmir Limani, biseduan edhe për çerdhen e re që do të ndërtohet në Gostivar me kapacitet prej 100-120 fëmijë, kurse procedura për ndërtimin e së cilës është në vijim e sipër.

“Me ministrin Limani diskutuam edhe projektet vijuese, siç janë dy klasat shtesë të cilat kanë kaluar dhe janë në përgatitje e sipër, dhe me të cilat do të rriten kapacitetet për 60 fëmijë, si dhe aplikimi i cili vijon për një çerdhe të re me kapacitet prej 100-120 fëmijësh. Me këtë, besoj se nuk do të ketë më lista të pritjeve për në çerdhe në Komunën e Gostivarit”, u shpreh kryetari Limani.

Në këtë ngjarje u vizitua edhe Qendra “Blue Puzzle” dhe Qendra ditore për persona me nevoja të veçanta, ku u ndanë mjete didaktike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More