Edhe një deponi e egër në Lagjen Vardari, do të menjanojmë çdo ilegale në Gostivar

Shkup, 14 tetor – Gati në çdo vendbanim të komunës së Gostivarit në katër vitet e kaluara është krijuar nga një deponi e egër. Rasti i fundit paraqitet në lagjen Vardari, lagje në distancë jo më largë se 500 metra nga qendra e qytetit.

Deponia te lagja e Vardarit paraqet një nga dhjetëra deponitë të egra që së fundmi ka sensibilizuar opininin e gjërë publik Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar. Gjendja në terren dëshmon qartë që Kryetari në largim i komunës së Gostivarit ka neglizhuar plotësisht pastërtinë publike në këto katër vite të qeverisjes së tij të dështuar plotësisht.

Nisur nga gjendja alarmante në terren, ku shihet që deponitë e tilla po shërbejnë edhe si stacione ushqimi për qentë e pastrehë numri i të cilëve po rritet çdo ditë e më tepër, qeverisja e re që do të buron nga verdikti i sovranit në zgjedhjet e së dielës, hap të parë në 30 ditët e para të mandatit katër vjeçar ka vënë menjanimin e të gjitha deponitë ilegale të krijuara gjatë mandatit të Taravarit.
BDI, dega në Gostivar së bashku me qeverinë qendror do të zbatojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të sigurt për deponinë Rusino dhe do të krijojë një menaxhim funksional dhe separacion të mbeturinave në komunën tonë.

Do të mbrohen zonat tona të gjelbra dhe do të investohet në parqe të reja dhe hapësira rekreative për qytetarët tanë. Me subvencione për termoizolim dhe ngrohje ekologjike, do të luftohet ndotja e ajrit që shkaktohet edhe nga prania e deponive të paligjshme që gjenden gati në çdo vendbanim të Gostivarit.

Related posts

Teuta Arifi: Do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugës e së Banjës si dhe vendosjen e ndriçimit publik

Redaksia

Besa mbajti tubim në Bogovinë

D V

Zaev: LSDM gabon por edhe mëson nga gabimet dhe përmirësohet, të bashkohemi!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More