Agjencia Zhurnal.mk

Edhe një fatkeqësi me traktor, viktimë bujku 70 vjeçar

Shkup, 4 korrik – Personi S.R (70) nga fshati Timjanik e ka humbur jetën pasi traktori me të cilin ka drejtuar është përmbysur dhe e ka shtypur atë.

Siç ka njoftuar policia, fatkeqësia ka ndodhur dje, ndërsa është lajmëruar mbrëmë në orën 20.20 në Stacionin e policisë në Negotinë.

Nga mbikëqyrja e kryer, duket se traktori është përmbysur gjatë daljes nga ara duke lëvizur në rrugën e automjeteve me një tatëpjetë të vogël.

Mjeku ka konstatuar lëndime nga të cilat S.R ka vdekur, ndërsa për ngjarjen është informuar edhe prokuror publik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!