Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Edhe një gjobë prej 500 euro për Grubin pasi lejoi festim të ditëlindjes në ministri

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Inspektorati shtetëror për punë ka kryer inspektim në Ministrinë për Sistem Politik dhe ka konfirmuar se ministri Grubi ka shkelur ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, sepse si person përgjegjës ka lejuar festim të ditëlindjes pa maska, përcjellë Zhurnal.

Inspektorët tanimë i’a kanë shqiptuar gjobën prej 500 eurove, ndërsa për institucionin nuk ka gjobë shtesë. Zv.kryeministri Grubi dënimin duhet ta paguajë për tetë ditë, ndërsa deri tani e pagoi edhe një gjobë tjetër prej 20 eurove për mos mbajtje të maskës, e shqiptuar nga MPB, ashtu siç morën gjobë të gjithë funksionarët tjerë të BDI-së që festuan së bashku me Grubin.

Jovana Trençevska, drejtoresha e Inspektoratit për TV Telma ka konfirmuar gjobën e shqiptuar.

Deri tani ende po heshtet për përgjegjësi politike për bartësit e funksioneve publike dhe përskaj kërkesave për dorëheqje ministrore ashtu siç veprohet në shtetet evropiane, ku funksionarët japin dorëheqje nëse nuk respektojnë masat dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur, bilanci nga Covid 19

T E

Digjet një veturë në autostradën Shkup-Veles

T E

Fadil Zendeli kandidat për kryetar komuna në Gostivar?

Bexhet Musliu

Kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, arrestohen pronari dhe 18 shtetase të huaja

T E

Diskutim për sëmundjet e rralla me iniciativë të bashkëshortes së presidentit Pendarovski

T E

Zhurnal mëson / Debat i madh në mbledhjen e BDI-së, pakënaqësi e madhe e ekzekutivit!

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...