Agjencia Zhurnal.mk.

Edhe një javë nga rrethi i dytë i zgjedhjeve, partitë bashkëpunojnë sipas interesave

Shkup, 24 tetor – Në një javë deri në mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, partitë masivisht u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i mbështesin kandidatët e tyre në zgjedhje. Rrethi i dytë do të mbahet më 31 tetor dhe do të votohet gjithsej në 44 komuna, informon Zhurnal.

KSHZ dje ka publikuar rezultatet përfundimtare nga raundi i parë, duke informuar se kryetarë komunash janë zgjedhur në 32 komuna, ndërsa votimi do të përsëritet në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë përshkak se nuk është përmbushur censusi i votimit ku duhet të dalin së paku 1/3 e votuesve.

Dje Zaev paralajmëroi se gjithkund ku LSDM nuk ka kandidat, do ta mbështesë partnerin e koalicionit. Përshembull së bashku me BDI-në ata garojnë në Dollnen, Haraçinë dhe Çashkë ndërsa atje ku garojnë BDI e BESA, nuk do të përzihen dhe do t’i lënë qytetarët të vendosin vet.

Gjithashtu edhe VMRO-DPMNE do t’i mbështesë kandidatët e opozitës gjithkund ku kanë shkuar në balotazh ndërsa e njejta do të ndodhë edhe me opozitën shqiptare.

LSDM mbrëmë mbajti tubim bashkues në Shkup, ku Zaev kërkoi mbështetje për edhe një mandat për Petre Shilegovin në Shkup, si dhe për kandidatët në Karposh, Qendër dhe Shuto Orizare, informon Zhurnal.

Ali Ahmeti në Gostivar dje kërkoi mbështetje për BDI-në dhe kërkoi ta votojnë Nevzat Bejtën në raundin e dytë, derisa për Taravarin mbështetje do të ofrojë dhe Lëvizja Besa.

Ahmeti shprehet se nuk dëshiron ta humbë Gostivarin nga VMRO-DPMNE-ja (aludon në mbështetjen nga VMRO).

Idri Istrefi, kandidat në Strugë nga radhët e ASH/AA, përmes një video thirrje i thirri të gjithë struganët ta mbështesin në raund të dytë, duke rrethuar numrin gjashtë në fletvotim.

Ndërkaq në Tetovë tanimë është afirmuar bashkëpunimi BESA/ASH, kështu që Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë Bilall Kasamin në Tetovë.

Gara më e vështirë do të jetë në Shkup, mes Petre Shilegov dhe Danella Arsovska. Danella Arsovska në rrethin e parë e mposhti Shilegovin me dallim afro 8 mijë vota por në rreth të dytë gjërat mund të ndryshojnë. DOM dhe LDP kanë konfirmuar mbështetjen për Petre Shilegov por edhe Danella nuk është dobët me mbështetje. Në Shkup, rolin kyç do ta luajnë mbështetësit e Levicës, parti kjo e cila në rrethin e parë në Shkup mblodhi përplot 20 mijë vota.//Zhurnal.mk

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky