Edhe një padi kundër Kanye West

nga Xh M

Një ish-punonjës, në një padi të re kundër reperit, Kanye West, i cili njihet si Ye, pretendon se reperi e ka angazhuar atë për ta hetuar ish-gruan e tij, yllin televiziv, Kim Kardashian, si dhe ta ndjekë gruan e tij aktuale, arkitekten Bianca Censori.

Njeriu që identifikohet si John Doe në padinë që u dorëzua në gjykatën e Los Angelesit të enjten, gjithashtu po e akuzon dhe kompaninë e reperit, “Yeezy LLC”, për shkatërrim emocional, shkelje të shumta të ligjit të punës dhe hakmarrje, shkruan USA TODAY.

Ish-punonjësi i Westit, një veteran i ushtrisë, i cili thotë se vuan nga çrregullimet e stresit postraumatik, në ankesën e tij 22-faqëshe, pretendon se sjellja e reperit ia ka dëmtuar shëndetin mendor.

Në padi thuhet se stresi dhe traumat që iu shkaktuan nga kërcënimet, ambienti i keq i punës dhe ekspozimi i tij nëpër aktivitete të jashtëligjshme e joetike, ndikuan për të keq në shëndetin mendor dhe gjendjen emocionale të paditësit Doe. Ai thotë se ka përjetuar sulm paniku, ankth si dhe shkatërrim të shumëfishtë emocional, gjë që e ka bërë të kërkojë trajtim mjekësor, pas të cilit u dërgua në një institucion për trajtim të shëndetit mendor.

I punësuar si drejtor kampanjash, Doe pretendon se nga ai kërkohej që të bënte investigime të shumta mbi familjen Kardashian, udhëtimet që bënte Censori dhe individë të tjerë të cilët e kanë paditur Westin.

Është raportuar se në padi thuhet se West ka pretenduar se klani i familjes Kardashian kishte lidhje me një ndërmarrje kriminale si dhe ishin të përfshirë në trafikim seksual.

Doe gjithashtu akuzon Westin për mospagesë të punës që ka kryer si dhe pretendon se ka kërcënuar se do ta vriste ndërkohë që kërkon të mbahet gjyq me juri.

Kjo është njëra ndër paditë që janë bërë nga ish-punonjësit e kompanisë “Yeezy”, e cila është nën pronësi të reperit West.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More