Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Edhe një tentativë për të aktivizuar PPD-në

Shkup, 3 janar – Edhe një tentativë për të aktivizuar Partinë për Prosperitet Demokratik, parti kjo e para e pluralizmit politik ndër shqiptarët e në Maqedoninë e Veriut. Nisma bëhet e ditur nga kumtesa e lëshuar me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Këshut, Këshilli nismëtar për aktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik me vëmendje të posaçme i ka ndjekur zhvillimet ekonomike, politike, sociale e shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut vitin që shkoi, gjegjësisht gjatë mandatin të qeverisjes së kësaj qeverie të koalicionit të partive satelite të LSDM-së dhe asaj shqiptare të BDI-së.

“PPD konstaton se vendi nuk ka qenë në gjendje më të keqe ekonomike e finansiare që nga fillimi i pavarësisë e deri më sot gjë që dëshmon edhe rritja e borxhit të jashtëm me shpejtësi marramendëse, si rezultat i marrjes së kredive të larta nga institucionet kreditore evropiane, botërore dhe vendase. Pandemia e virusit korona e nxori në pah faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka sistem të zhvilluar shëndetsor dhe është vendi i parë ballkanik me vdekje nga pandemia dhe vendi i fundit i cili do të fillojë vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit dhe atë më tepër si rezultat i ndihmave që i ofrojnë vendet fqinje dhe ato anëtare të BE-së se sa rezultat i proektimit qeveritar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Këshilli nismëtar për aktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik dhe kryesuesit me inicialet Z.S

PPD vlerëson se në vend që të mirren me çështje jetësore të qytetarëve gjatë gjithë kësaj kohe udhëheqsit politikë të vendit më tepër kanë qenë të interesuar për sjelljen e ligjit për kultivimin legal të marihuanës (madje edhe nga tre rrënjë në çdo familje) dhe milionat që do t’i fitojnë kultivuesit e bimëve narkotike se sa për mirëqenien ekonomike, sociale, shëndetsore e kutlurore të qytetarëve të saj

Postime të ngjashme

Bajraktarov: Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në psikiatër

Z H

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Për 24 orë janë regjistruar mbi 10 mijë mërgimtarë

Z H

Barbov: Pacientët që humbën shijen gjatë infektimit, do të kenë pasoja më të rënda

Z H

Konsultime onlajn për punën e Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Z H

Seancë e re për “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...