Edhe pak dhe gati, ura më e gjatë në botë do të lidhë Evropën me Azinë

Në proces është faza përfundimtare e ndërtimit të urës spektakolare varëse “Canakkale 1915”.

 

Kur në mars të vitit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapet, do të jetë ura më e gjatë në botë e varur dhe njëherit më e gjata në Turqi, transmeton Telegrafi.

Hapësira e saj më e madhe midis dy shtyllave me një lartësi prej 318 metra do të shtrihet në 2.023 metra, që nënkupton se do të jetë më e gjatë për 32 metra sesa ura aktuale e varur “Akashi Kaikyo” në Japoni, që edhe mban rekordin si ura më e gjatë e varur.

Gjatësia e saj totale do të duhej të ishte 3,563 metra. “Canakkale 1915” ka marrë emrin nga rajoni me të njëjtin emër që gjendet në veriperëndim të Turqisë.

Ndryshe quhet edhe ura e Dardaneleve, pasi që do të jetë një lidhje midis dy kontinenteve – Evropës dhe Azisë. Do të jetë pjesë e autostradës 321 kilometra “Kinali-Tekirdag” – “Canakkale-Balikesir” që do të lidhë Trakinë lindore më Anadolinë.

Hapja e urës pritet të ndodh më 18 mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht pesë vite pasi është vënë gurthemeli nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Related posts

Lodra që do t’ju ​​bëjnë nostalgjikë dhe do t’ju ​​kujtojnë fëmijërinë tuaj

D V

Pronari i ri i shtëpisë gjen një kukull në një zgavër të murit – me një shënim që thoshte se ajo vrau një familje që jetonte atje në vitet 1960

D V

Fisi misterioz – vajzat lejohen të kenë disa dashnorë para martesës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com