Agjencia Zhurnal.mk

Edhe për Rusinë, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është ngjarje e rëndësishme në botë në 2020tën

Moskë, 2 janar – Zhurnal.mk – Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO është një nga ngjarjet më të rëndësishme në politikën e jashtme të Rusisë për vitin 2020, sipas raportit të RIA Novosti dhe në përgjithësi të skenës ndërkombëtare në botë për vitin e ri, transmeton Zhurnal.

“Përfundimi i hapit të fundit për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes pritet në fillim të vitit 2020: Flasim për pranimin e Maqedonisë së Veriut në aleancë. Sekretari gjeneral Jens Stoltenberg tha se në fillim të vitit 2020, ratifikimi i dokumenteve relevante duhet të përfundohen. Në dhjetor të 2019tës, Shkupi ishte një hap më afër deri tek anëtarësimi në NATO: Shtetet e Bashkuara e ratifikuan protokolin me të cilën e miratuan inkuadrimin e vendit në aleancë.

Maqedonia mer pjesë në planin aksionar për anëtarësim në NATO nga viti 1999, ndërsa në vitin 2018, Maqedonia dhe Greqia e zgjidhën kontestin shumëvjeçar rreth emrit të ish republikës jugosllave, që e hapi rrugën e Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së, por shkaktoi kritika në Greqi dhe në Maqedoni. Në shkurt të 2019tës, Maqedonia edhe zyrtarisht e ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut, ndërsa vendet anëtare të NATOs e nënshkruan protokolin për anëtarësim në Aleancë. Tani vendi është në status të anëtares së ftuar të NATO-s dhe sapo të gjitha shtetet ta ratifikojnë protokolin, që ka mbetur vetëm Spanja, vendi do të bëhet anëtare e 30të e NATO-s.

Lëvizja drejt lindjes të infrastrukturës ushtarake të Aleancës u bë një nga problemet kryesore në marrdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s. Moska konsideron se ekspanzioni i NATO-s është destruktiv, e groposë besimin dhe stabilitetin e kontinentit europian dhe gjithashtu sjellë deri tek përballjae rritur”, tuhet në rezimenë e agjencisë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...