Edhe pse ishte në mes të New Yorkut, Zana Krasniqi thotë se nuk e përmbushte jeta dhe se ndihej bosh

Ajo është shpallur “Miss Universe” në vitin 2008, por që nga atëherë ka qëndruar në vëmendje të publikut.

Bëhet fjalë për Zana Krasniqin, e cila kishte një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që e kishte lënë profesionin për t’iu përkushtuar familjes.

Artistja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar më shumë për fillimet në New York dhe për arsyen se përse ndihej bosh.

Zana Krasniqi (Foto: Instagram)

“Unë isha mirë, po kaloja shumë mirë, kisha takime të mëdha me njerëz në industrinë e botës, isha në kontakt gjithnjë me Fadilin që më qortonte, ai mendonte që nuk po bëja aq sa duhet dhe normal unë nënshkrova kontratë me një prej agjensioneve më të mëdha të modës ku isha shumë e angazhuar me modele me ndeja të modeleve, por është ndoshta ajo lidhja e neve shqiptarëve që kemi gjithmonë me vendin dhe në momentin që largohesh lidhja bëhet akoma më e fortë dhe ti je bosh ndihesh e zbrazët”.

“Isha në kërkim të lumturisë që e kisha në shtëpinë time, që isha rritur me një familje shumë të madhe përnjëherë e pashë veten të vetme, një vajzë e re midis Neë Yorkut, kisha shumë shoqëri por prapë një boshllëk ishte në mua”, kanë qenë fjalët e Krasniqit.

Related posts

Adriana Lima pozon krejtësisht e zhveshur nën dritën e hënës

D V

Adelina Tahirit i ‘rrëshqet’ filtri i Instagramit dhe kështu duket fytyra e saj e vërtetë

D V

Pozat nga deti, Ana Kabashi mahnit me fizikun e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More