Edhe pse ka harmoni mes dy shteteve, Marrëveshja e Prespës ende larg zbatimit të plotë

Shkup, 31 gusht – Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës, ajo nuk po gjen ende zbatim të plotë si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Greqi, e kjo situatë ka shtyrë ministrin e jashtë të vendit fqinjë që ta vizitojë vendin tonë për të biseduar më nga afër me autoritetet tona rreth implementimit të saj.

 

Raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, kanë shënuar ulje dhe ngritje të vazhdueshme, dhe në shumë raste nuk kanë munguar tensionet mes dy vendeve, e që e tërë kjo situatë ishte shkaktuar rreth kontestit të emrit, e kjo e kishte bllokuar rrugën integruese Euro-Atnalntike të vendit tonë për rreth 13 vite.

Pas kalvarit të gjatë të negociatave nën monitorimin e Kombeve të Bashkuara, por edhe me asistencën e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës në vititn 2018, me të cilin i’u dha fund kontestit të gjatë mes dy shteteve, i cili ka shkaktuar jo pak pasoja negative për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Kështu zgjidhja e kontestiti i dha mundësi vendit tonë që për një periudhë shumë të shkurtër të anëtarsohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe ti hapet rruga për antarsim në BE, shkruan Zhurnal.

Marrëveshja kishte dispozita të shumta e njëra ndër to parashihte ndryshimin e emrit të vendit, ku nga Republika e Maqedonisë u ndërrua në Republika e Maqedonisë së Veriut, pika të tjera përfshinin ndryshimin e emrave të rrugëve, institucioneve, pasaportave, por gjithashtu ajo përmbante edhe shumë elementë të tjerë të cilat janë implementuar nga vendi ynë, por që edhe shumë të tjera mbesin për tu zbatuar.

Prespa kishte obligime të ndërsjellta, që nënkupton se pos vendit tonë edhe Greqia kishte obligime për të impelentuar një sërë pikash në përputhje me marrëveshjen, por që edhe pse kanë kaluar 3 vite ende nga pala helene nuk janë zbatuar shumë nga ata.

Një nga pikat e cila nuk po gjen zbatim është ajo e krijimit të komiteteve të përbashkëta parlamentare të ekspertëve në çështjet që lidhen me historinë, arkeologjinë, arsimi, emrat komercial dhe markat tregtare, si dhe një Komitet i Përhershëm i Përbashkët Kufitar, e që këto vonesa lidhen me ndryshimet politke që ndodhën në vendin fqinjë të cilët krijuan vështirësi ta pa nevojshmë, e që ato mund të jenë reflektim i mungesë së vullnetit politik në shtetin Helen.

Në pjesën e bashkpunimit ekonomik në nenin 14 të marrëveshjes thuhet: “Palët do të zhvillojnë më tej bashkëpunimin e tyre ekonomik në të gjitha fushat. Theks i veçantë do t’i kushtohet forcimit, zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të tyre dypalësh në bujqësi, energji, mjedis, industri, infrastrukturë, investime, turizëm, tregti dhe transport. Për të arritur këtë objektiv, Palët do të përfitojnë dhe përdorin CBM ekzistuese, duke përbërë një platformë bashkëpunimi reciprokisht të dobishme, e cila do të evoluojë në një Plan Veprimi”, shkruan Zhurnal.

Kjo është një nga pikat e cila ende nuk ka arritur zbatim të plotë, ndonëse për Maqedoninë e Veriut, Greqia është partneri i katërt tregëtarë, ku biznese e vendit fqinjë kanë investuar rreth 1 miliard dollarë në vendin tonë të cilët kanë gjeneruar 20 mijë vende pune. Udhëheqësit e dy shteteve po shohin potencial më të madh bashkëpunimi dhe për këtë arsye po kërkojnë që kjo pikë të implementohet sa më shpejtë, pasi në këtë mënyrë përfitimi i ndërjelltë do të jetë shumë i madh.

Në pjesën e Bashkpunimit politik dhe shoqëror në nenin 12 thuhet: ” Palët do të krijojnë një Këshill të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë (“HLCC”) të qeverive të tyre, të kryesuar bashkërisht nga Kryeministrat”. Kjo është një nga pikat e cila nuk po zbatohet dhe që ka efekt të përgjithshëm në implementimin e plotë të Prespës.

Greqia ka pezulluar miratimin e një sërë Memorandumesh me Maqedoninë e Veriut, si kundërpërgjigje ndaj emrit Maqedoni në fanellat e lojtarëve në garën e Euro 2020, por që në këtë mënyrë po pengohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të dy palëve.

Këto janë vetëm disa nga pikat të cilat nuk po gjejnë zbatim edhe pse janë bërë më shumë se 3 vite nga marreveshje, e kjo më shumë është si pasojë e mungesës së vullnetit politik në shtetin fqinj për ti miratuar memorandumet dhe për ti zbatuar ata.//Zhurnal.mk

Related posts

Shënohet 20-vjetori i formimit të NJSSH, “Gjithmonë dhe kudo!”

Redaksia

Shilegov: Nuk arrita të shoh vizion për Shkupin te opozita

Z H

Shilegov: Me sistemin BRT, Shkupi po i kyçet kryeqendrave të gjelbërta të Evropës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com