Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Edhe pse pa faj, Ibrahimoviç shpëton vetëm me 1 ndeshje mos lojë

Shumë zhurmë për asgjë mund të konsiderohet kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimoviç që mori në ndeshjen me Parmën. Pas ndëshkimit të tij u aluduan shumë gjëra në mediat italiane se çfarë i tha sulmuesi suedez arbitrit që meritoi direkt karton të kuq.

Eshtë Gjykata Sportive që ka preferuar linjën e butë të ndëshkimit duke e pezulluar gjigandin suedez me vetëm një javë çka braktis për Milanin idenë e një apeli nëse lojtari do të merrte 2 javë skualifikim.

Në komunikatën ku zbardhet dënimi thuhet se dënimi motivohet në sjelljen provokuese dhe kritikës jo në respekt ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Maresca konkretisht. Ndërkohë bie hipoteza se Ibrahimoviç t’i jetë drejtuar gjyqtarit me termin “bastard”, ndaj dhe pezullimi për lojtarin konsiderohet shumë normal.

Me një vendim të tillë, Milani humbet sulmuesin e saj kryesor vetëm për ndeshjen e së dielës ndaj Genoas për ta patur në fushë një javë më pas ndaj Sassuolos po në “San Siro”.

Postime të ngjashme

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Z H

Mbaron sezoni për Ibrahimovicin, vëmendja te Kampionati Evropian

Z H

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Z H

Laport merr nënshtetësinë, do të luajë për Spanjën

Z H

Busquets beson se lufta e Barcelonës për titullin në La Liga ka mbaruar

Z H

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...