Agjencia Zhurnal.mk

Edhe Rita Ora pjesë e koncertit “One World: Togethet At Home”, interpreton “I Will Never Let You Down”

Në mesin e shumë personazheve të famshme botërore, e pranishme në koncertin virtual të Lady Gagas ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e saj, ka interpretuar këngën “I Will Never Let You Down”.

Ajo fillimisht ka përshëndetur të gjithë dhe është shprehur tejet e lumtur që është pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore.

“Përshendetje unë jam Rita Ora. Unë jam tejet e lumtur që jam pjesë e kësaj me të gjithë ju. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt. Faleminderit që më zgjodhët mua”, ka thënë Ora.

Ndërkohë, një pjesë të performancës Rita e ka ndarë edhe me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Një natë e veçantë duke performuar I will never let you down për ‘One World: TogethetAtHome’. Na ndihmoni të festojmë për punonjësit e kujdesit shëndetësor përmes link-ut tim”, ka shkruar ndër tjerash 29-vjeçarja.

Më poshtë, nga minuta e 37:05 mund të ndiqni performancën e mahnitshme të yllit shqiptar:

Qëllimi i këtij koncerti ishte mbledhja e të hollave për fondacionin, “Solidarity Response Fund”, si dhe organizata tjera lokale apo regjionale të cilat po i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të coronavirusit.

Gjithashtu, ndër qëllimet kryesore ishte edhe nderimi dhe përkrahja e punëtorëve shëndetësorë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar të tjerët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...