Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Edhe rritja më e vogël e aktivitetit fizik mund të ulë rrezikun nga apneja

Zhurnal Ads

Apnetë janë ndërprerje e frymëmarrjes gjatë gjumit të cilat mund të çrregullojnë gjumin, të shkaktojnë gërhitje, dhembje koke dhe ndryshim të humorit

Ndryshimet në stilin e jetës mund të ulin pasojat e apnesë.

Një studim shkencor i publikuar në revistën Journal of Clinical Sleep Medicine thekson që ndryshimet në stilin e jetës mund të zvogëlojnë efektin e apnesë, pra ndër ato ndryshime është edhe ushtrimi i rregullt fizik.

Shkencëtarët kanë konstatuar që madje edhe rritja e butë e aktiviteteve fizike zvogëlon rrezikun e apnesë obstruktive, shkruan MindBodyGreen, përcjell Telegrafi.

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët?

Për të konstatuar që ekziston edhe lidhja midis aktiviteteve fizike dhe cilësisë së gjumit, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 155.448 personave të rritur të moshës mbi 46 vjeç.

Fjala është për studimin më të madh të këtij tipi. Të dhënat i kanë marrë nga studimi i Ontario Health Study dhe kanë studiuar posaçërisht stilin e jetës të të atyre personave, kushtet sociodemografike, a marrin ilaçe dhe si flenë.

Rreth shtatë për qind të tyre kanë pasur apne, ndërsa shumica te ata të cilët është diagnostikuar ajo gjendje ka jetuar mënyrën e jetesës duke ndenjur ulur.

Krahasuar me nivelin e aktiviteteve midis dy grupeve të këtyre personave, kanë konstatuar se edhe rritja më e vogël e aktiviteteve fizike ndihmon në zvogëlimin e pasojave të apnesë.

Konkretisht, rritja e aktivitetit prej 10 për qind, siç është p.sh. ecja, ka zvogëluar rrezikun nga shfaqja e apnesë.

-Të dhënat tona tregojnë rëndësinë e aktivitetit fizik si masa preventive për pengimin e shfaqjes së apnesë. Ne ishim të befasuar që edhe një rritje e lehtë e aktivitetit kontribuoi në zvogëlimin e rrezikut, – vuri në dukje autori i studimit prof. Lyle Palmer.

Prandaj, lind pyetja se sa ushtrim nevojitet për të zvogëluar rrezikun.

Kur bëhet fjalë për ecjen, shkencëtarët kanë rekomanduar të shtoni të paktën 20 minuta në shëtitjen tuaj të zakonshme ditore.

Kur bëhet fjalë për aktivitete më të rënda, duhet të shtohen tetë minuta për të zvogëluar rrezikun e apnesë dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dermatologët këshillojnë se disa produkte për lëkurë nuk e arrijnë efektin e dëshiruar

S.B.

Maskat bllokojnë 99,9 % të pikave të mëdha të lidhura me COVID-19

S.B.

Dobitë mjekësore nga përdorimi i sojës

admin

Mjeti i ri i bazuar në inteligjencën artificiale zbulon sulmin në tru për vetëm katër minuta

admin

Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike dhe si ta dalloni shkakun e anemisë

S.B.

Shenjat e kancerit te gratë: Simptoma që nuk mund t’i injoroni

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...