Agjencia Zhurnal.mk

“Edhe sa?”, kënga më e re nga BimBimma

“Demarkacioni, Çakorri, Zhlepi, Tarifa, Taksa, ju merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrige”, e nis këngën e tij të re reperi i njohur BimBima.

Artisti shqiptar ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor, në të cilin flet për disa prej temave që kanë qenë aktuale prej vitesh në Kosovë e po ashtu duke përfshirë edhe politikanët dhe gjendjen në vend.

“Edhe Sa”mban titullin kjo këngë, të cilën e ka sjell vetëm në versionin ‘audio’.

Për tekstin është kujdesur vet reperi, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Faton Dolaku.

Projekti tashmë gjendet i lansuar në platformën YouTube dhe besohet se do e ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Kujtojmë që vitin e kaluar reperi solli albumin e tij të titulluar “Bima” me mbi 15 projekte.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...