Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Edhe shtatë vjet deri në shpenzimin e karbonit në Tokë tregon “Ora klimatike”

Një ore e re digjitale e quajtur “Ora klimatike”, e cila është instaluar në Manhattan Union Square, është duke numëruar së prapthi kohën që na ka mbetur deri në sekondën që kapaciteti i karbonit në Tokë do të shkojë në zero.

Në kohën e zbulimit të kësaj ore, që ndodhi të hënën me 21 shtator nga artistët dhe bashkëkrijuesit Gan Golan dhe Andreew Boyd, “Ora klimatike” tregonte që kanë mbetur 7 vite dhe 102 ditë duke u bazuar në të dhënat e tanishme lidhur me shpenzimin e karbonit, transmeton Koha Jonë.

Shpenzimi total i dioksidit të karbonit në tokë pritet të shkaktojë dëme të pariparueshme në natyre, varfëri dhe çrregullim global duke shkaktuar rritje të katastrofave natyrale si përmbytjet, zjarret dhe thatësi.

“Ora klimatike” e ka edhe një figure tjetër, të cilën krijuesit e saj e përshkruajnë si ‘linja e jetës’ (lifeline) në kontrast me ‘linjën e vdekjes’ (deadline) që parashikon shpenzimin e karbonit. E para është prezentuar me ngjyrë të gjelbër dhe tregon energjinë e Tokës që furnizohet nga burime rigjeneruese: që për momentin është 27.7 %.

“E thënë thjesht linja e jetës duhet të rritet deri në 100% përqind para se ‘deadline’ të arrijë në 0”, shpjegojnë krijuesit e kësaj ore.

Një prej masave që kërkohet të merret është ajo për mbajtjen e temperaturave nën 1.5 gradë Celsius. Në të kundërt, sipas raporteve të NASA-s vitin e kaluar, bota do të përballet me zjarre dhe fenomene natyrore katastrofike. Një shqetësim ky, që grupi i artistëve amerikanë kanë vendosur ta shprehin në mënyrën më të dukshme të mundshme, në sheshin ku kalojnë mijëra qytetarë çdo ditë.

Postime të ngjashme

Kjo çantë në formë aeroplani e Louis Vuitton kushton ‘më shumë sesa disa aeroplanë të vërtetë’

S.B.

Një Tesla me shpejtësi rreth 160 km/orë godet disa makina të parkuara, pastaj përplaset në një shtëpi në Florida

S.B.

Hapën themelet e një ndërtese, banorët e një fshati në Indi gjetën një enë të mbushur me stoli ari dhe argjendi – por gëzimi i tyre zgjati shumë pak

S.B.

Mësim në plazh për nxënësit në Spanjë

S.B.

Stërvitësi vritet nga ariu i cirkut pasi harroi të hiqte maskën e koronavirusit në kafazin e tij

S.B.

NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...