Edhe sivjet nuk do të ketë fishekzjarrë për Vitin e Ri në sheshin e Shkupit

nga D. V.

Shkup, 15 dhjetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se natën e ndërrimit të moteve, në sheshin e Shkupit nuk do të ketë kremtim të organizuar me fishekzjarrë, përcjell TV21. Gjorgjievski tha se mbështet idenë që në vend të fishekzjarrëve, të kremtohet në mënyra të tjera alternative.

“Kategorikisht nuk lejoj kremtim me fishekzjarrë. Edhe pse kishte mendime të ndara për të njëjtën, sa i përket iniciativës së dal nga seanca e Këshillit, ne nuk jemi kompetent të japim leje apo miratime. Dihet që kompetentë janë MPB dhe nëse i duket më rëndësi publikut, unë e mbështesë këtë që në vend të fishekzjarrëve të festojmë në mënyrë alternative në këtë kremtë. Dhe të jem më preciz Qyteti i Shkupit nuk do të përdorë fishekzjarrë ne festen e Vitit të Ri”, tha Orce Gjeorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More