Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sot do të protestojë për drejtësi dhe kundër, siç thonë ata, krimit të organizuar për të cilët kanë mbyllur sytë institucionet.
Nga kjo parti thonë se rastet e krimit janë duke qarkulluara në media dhe për këto raste shteti nuk bën asgjë për të dënuar rastet me krim.
Kjo protestë është pjesë e ofenzivës opozitare të VMRO-DPMNE-së për të sfiduar dhe rrëzuar pushtetin me protesta të paralajmëruara.